Sport

Ja çfarë thotë sulmuesi i Kombëtares shqiptare pas golit të bukur që shënoi (Video)

Azdren Llullaku ka shënuar një gol shumë të bukur në fitoren prej 3:1 të Astana ndaj Akzhaiyk Uralsk

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, shënoi gol të bukur në minutën e 13’të për ta dyfishuar epërsinë pak minuta pasi vendasit kishin realizuar golin e parë, shkruan Gazeta Express.

Ai u shpreh tejet i lumtur me këtë gol dhe shpreson se do të ambientohet sa më parë në Ligën e Kazakistanit.

“Më duhet te them se Yuri Logvinenko më dha një pasim të mrekullueshëm. Vrapova shumë për ta kaluar mbrojtësin dhe më pas pash se portieri kishte lëshuar portën dhe vendosa të shënoj në atë mënyrë”, tha Llullaku për faqen zyrtare të klubit.

“Po ndihem mirë dhe shpresoj të adaptohem sa më parë. Liga në Kazakistan është më fizike dhe do të bëjë gjithçka që të japë më të mirën time për këtë klub”, shtoi sulmuesi i Kombëtares. /Express/