Deri më tani shumë yje të njohura të estradës i keni parë teksa kanë bërë urime për 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Sipas këngëtares së njohur Shyhrete Behluli në ditën e fëmijëve edhe dielli ndriçon më bukur, transmeton Gazeta Express.
Kështu është shprehur Shyhretja teksa ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram ku duket shumë elegante.
“Sot 1 Qershori dita e femijeve, edhe dielli po na ndriqon me bukur”, kishte shkruar ajo.
Ndërkohë reja e saj, Learta i ka lënë vjehrrës një koment shumë të bukur duke i thënë se po rrezaton bashkë me diellin.
“Oj mam po rrezaton bashke me diellin”, kishte komentuar Learta.
Shyhretës nuk i kanë munguar komentet pozitive edhe nga fansat.
“Je nje engjell i vertete @shyhrete_behluli
Po valla @leartajakupi si djell esht
Respek per kengtare ma te miren
Miss 2017
Respekt per shyrete behluli”,.i kishin komentuar fansat.
Pak ditë më parë Shyhretja publikoi edhe projektin e saj më të ri “Vëlla e motër”, në bashkëpunim me reperin e njohur Gold AG./Gazeta Express/