Ylli i Manchester United, Paul Pogba, ka insistuar se do të ishte shumë i lumtur sikur Juventus ta fitonte Champions Leaguen.
Pogba i ka uruar fat Juventusit në finalen e Champions League më 3 qershor kundër Real Madridit, transmeton Express.
Pogba mbrëmë shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të United kundër Ajax në finale të Europa League.
Ndërkohë, një fitore e Juventus kundër Realit në Cardiff do të thotë se gjiganti italian përballet me Unitedin në finalen e UEFA Super Cup, ndërsa Pogba ka thënë se e mirëpret këtë përballje të mundshme.
“Nëse Juventus e fiton Champions League, do të isha shumë, shumë i lumtur,” ka thënë Pogba për Sky Italia.
“Pastaj ne do të luanim kundër tyre në Super Cup? E vërtetë. Unë u uroj fat ish-bashkëlojtarëve të mi,” ka thënë Pogba./Express/