Mateo Kovacic e ka pranuar se kroatët nuk kanë pritur që të fitojnë me rezultat të thellë prej 6:0 ndaj Kosovës.
Kroacia deklasoi Kosovën në stadiumin “Loro Boriçi”, duke i mposhtur me rezultat të thellë 6:0.
Mesfushori i Real Madridit, Mateo Kovacic, i cili bëri një paraqitje fantastike në këtë mbrëmje, tha se nuk e kanë pritur një fitore kaq të lehtë ndaj Kombëtares së Kosovës, përcjell Gazeta Express.
“Më duhet ta pranoj që nuk e kemi pritur që të fitojmë me këtë rezultat kundër Kosovës”, tha fillimisht Kovacic.
“Luajtëm shumë mirë dhe çka është më e rëndësishmja morëm tri pikë. Tani duhet të mendojmë për ndeshjen me Finlandën dhe t’i marrim edhe tri pikë të tjera”, theksoi Kovacic. /Express/