Sport

Ja çfarë thotë Enrique për gabimin e Ter Stegen dhe lënien në bankë të Iniestas

Luis Enrique ka thënë se nuk pendohet për mos inkuadrimin e Andres Iniestas nga minuta e parë në humbjen prej 4:3 nga Celta Vigo.

Barcelona u shokua nga Celta Vigo në xhiron e shtatë të La Ligës, duke pësuar humbje me rezultat 4:3, ku trajneri Luis Enrique pati çfarë t’u përgjigjej gazetarëve, sidomos pas lënies në bankën rezervë të Andres Iniestas, derisa Marc-Andre Ter Stegen bëri një gabim trashanik, përcjell Gazeta Express.

“Pse nuk luajti nga fillimi Andres Iniesta? Mos bëj pyetje kaq të lehta tani”, tha Enrique për Canal+.

“Më duhet të marrë vendime para ndeshjes, e jo pas. Nuk pendohem për asgjë. E pranoi këtë si pjesë të punës sime”, theksoi trajneri spanjoll, i cili inkuadroi Iniestan me fillim të pjesës së dytë.

“Gabimi i Ter Stegen? Një tjetër pyetje shumë e lehtë”, iu përgjigj fillimisht Enrique gazetarit.

“Portierët e Barcelonës gjithmonë duhet të rrezikojnë dhe ai bëri punën e tij. Humbëm gjithë ekipi. Ka shumë hapësira për përmirësime dhe duhet ta bëjmë sa më parë”, deklaroi më tej Enrique.