Luis Enrique nuk brengoset për humbjen e thellë nga Liverpooli.
Skuadra e Jurgen Klopp, Liverpooli, deklasoi Barcelonën e Luis Enrique, duke e mposhtur 4:0, ndeshje kjo që u zhvillua në ‘Wembley’.
Por, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, mendon se kjo humbje nuk do të ndikojnë aspak për ndeshjet ndaj Sevillas, që luftojnë për Superkupën e Spanjës.
“Të dhemb kur humb në këtë mënyrë, por ne jemi duke u përmirësuar dhe nuk brengosem se si do ta nisim ndeshjen ndaj Sevillas pasi gjithçka po shkon ashti siç e kemi planifikuar”, tha Enrique. /Express/