Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, mendon se Kombëtares sonë po i mungon fati.
“Ne kishim rast të mirë përmes Milotit, dhe ata në të njëjtin aksion shënuan. Niveli është shumë i lartë dhe kundërshtarët e fortë nuk kanë shumë nevojë për raste që të ndëshkojnë. Mendoj se ishim të pafat sonte”, tha Bunjaki fillimisht.
“Luajtëm me mbrojtje të organizuar më kompakte. Ishim më shumë të përqendruar në mbrojtje, por prapë se prapë pranuam gola – kështu e ka futbolli”, shtoi ai.
“Normalisht se ekipi ishte i lodhur. Luajtëm në një kohë shumë të shkurtër. Ne kishim raste dhe mund të merrnim një pikë”, theksoi më tej Bunjaki.
“Kosova ka filluar rrugën e saj. Është reale që të pritet kjo, por nganjëherë nuk po kemi edhe fat”, shtoi ai. /Express/