ShowBiz

Ja çfarë dhurate të bukur merr djali i Korab Shaqirit (Foto)

Ai është njëri ndër këngëtarët më të njohur në skenën muzikore.

Bëhet fjalë për Korabin, djalin e këngëtarit të famshëm Ilir Shaqirit, transmeton Gazeta Express.

Vetëm pak muaj më parë Korabi kishte përjetuar ndjenjën më të bukur atë të të bërit baba.

E krahas angazhimeve të tij në karrierë, Korabi gjithmonë ka kohë t’i përkushtohet edhe familjes së tij.

Ai ka dëshmuar se është një baba dhe bashkëshort shumë i përkushtuar.

Së fundmi, Korabi në profilin e tij në Instastory ka postuar një fotografi ku shihet se djali i tij ka marrë një dhuratë shumë të bukur.

Djali i tij Alte ka marrë dhuratë një zingjir për dorë.

“Dhuratë nga xhaxhi Blerimi& teta Liza”, kishte shkruar Korabi.

Ndryshe, Korabi ditë më parë ka publikuar projektin e tij të fundit “Gjamë”, në bashkëpunim me reperin e njohur Bim Bima./Gazeta Express/

the authorE B