ShowBiz

Ja çfarë i bën “Sasa”, Flori Mumajesit derisa ai këndon (Video)

Numri i fansave asaj iu shtua që nga roli i saj në serialin komik “O sa mirë”.

Është kjo aktorja Adriana Matoshi e njohur për rolin e saj si Sasa, transmeton Gazeta Express.

Si shumë artistë të njohur, edhe Adriana është shumë aktive në rrjetet sociale.

Çfarëdo që ajo bën bie në qendër të vëmendjes nga mediet rozë.

E përveç angazhimeve në punë, aktorja e njohur po gjen kohë edhe për argëtim.

Ajo së fundmi është parë së bashku me aktoren Arta Nitja (Xhesikën) dhe shumë miq të tjerë teksa argëtohen në njërin nga lokalet e kryeqytetit.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale Adriana shihet teksa vallëzon e qesh para këngëtarit të njohur Flori Mumajesi kur ai është duke kënduar.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Kujtojmë se ditë më parë dy aktoret e njohura “Sasa” e “Xhesika”, kishin mbushur rrjetet sociale me imazhe nga pushimet e tyre ne Turqi.

Ato janë bërë shoqe të pandashme, pasi pothuajse tërë kohën i shohim së bashku./Gazeta Express/

the authorE B