Bashkimi Evropian i ka kërkuar Rusisë që t’i lirojë pa asnjë vonesë qindra persona të ndaluar gjatë protestave të së dielës nëpër Rusi.
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka thënë se protestuesit duhet të jenë në gjendje që t’i ushtrojnë të drejtat e veta pa frikë se do të ndëshkohen, transmeton Express.
Protestuesit i bënë thirrje kryeministrit Dmitry Medvedev që të japë dorëheqje pas akuzave për korrupsion.
Lideri kryesor rus, Alexei Navalny, i cili i thirri protestat dhe ishte ndër të arrestuarit, ka dalë sot para gjykate.