Rajon & Botë

Izraeli i kundërpërgjigjet Rusisë, sulmet vazhdojnë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se ia ka bërë me dije presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se forcat izraelite do t’i vazhdojnë sulmet ajrore në Siri, nëse e shohin të nevojshme.
“Nëse ka fizibilitetit nga pikëpamja ushtarake dhe inteligjence – ne sulmojnë dhe kështu do të vazhdojë,” ka thënë Netanyahu gjatë një vizite në Kinë, transmeton Express.

Ai ka thënë se e ka informuar Putinin rreth qëllimeve të Izraelit.

Javën e kaluar, zyrtarët e forcës ajrore thanë se katër aeroplanë ushtarakë të Izraelit – që ishin në mision për ta shkatërruar një konvoi me armë i cili për destinacion kishte grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollha – u sulmuan nga tri raketa siriane nga toka, njëra prej të cilave u interceptua nga sistemi ajror i mbrojtjes i Izraelit.

the authorE B