Shqipëria ka pësuar edhe golin e dytë nga Izraeli. Kombëtarja shqiptare po shkon drejt humbjes së dytë rresht, pasi që ka pësuar edhe golin e dytë nga Izraeli.
Ishte pikërisht Alban Hoxha, njeriu që priti penalltinë disa minuta më parë, që gaboi duke e grushtuar gabimisht topin, i cili shkoi në këmbët e Daniel Einbinder, i cili çoi në 2:0 epërsinë e mysafirëve, ndodhi kjo në minutën e 66-të.
Kujtojmë se Shqipëria është duke luajtur me dy futbollistë më pak, pas përjashtimeve me kartonë të kuq të Xhimshitit dhe Berishës./KosovaPress/