Rajon & Botë

Izraeli dhe Arabia Saudite mbështesin SHBA-në për sulmet në Siri

Kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka dhënë kumtesë sot në mëngjes në të cilën lavdërohen goditjet e SHBA-së në Siri, me vlerësimin se Donald Trump me këtë ka dërguar porosinë e ashpër se përdorimi dhe zgjerimi i armatimit nuklear nuk do të tolerohet.

Në kumtesë shtohet se Izraeli shpreson se mesazhi i Trump-it kundër regjimit të Assad-it do të ndihet jo vetëm në Damask, por gjithashtu edhe në Teheran dhe në Penian, kanë transmetuar mediet izraelite.

Lavdërimeve të intervenimit amerikan i është bashkangjitur edhe Arabia Saudite e cila sot në mëngjes e ka lavdëruar vendimin e guximshëm të presidentit amerikan Donald Trump, që të kryejë sulmin në Siri si përgjigje në sulm me armë kimike në atë vend. /gazetametro.net

the authorE B