Sport

‘Italianet ishin më të mirë’

Vincente del Bosque ka thënë se Italia ishte më e fortë.

Trajneri i Spanjës, Vincente del Bosque ka thënë se Italia ishte më e mirë se ata dhe duhet të pranojnë humbjen.

Italia mposhti Spanjën me rezultat 2:0, duke e eliminuar nga Euro 2016.

“Ne duhet të pranojmë humbjen dhe të fokusohemi për të ardhmen. Ata ishin më të fortë fizikisht dhe treguan lojë më të mirë se ne”, tha Del Bosque pas ndeshjes. /Express/