Sport

Italia përjashton Pellen nga kombëtarja

Graziano Pelle nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Maqedonisë të dielën.

Reagimi ndaj trajnerit Giannpiero Ventura, në momentin e zëvendësimit në ndeshjen me Spanjën, i ka kushtuar rëndë sulmuesit Pelle.

Federata e Futbollit të Italisë, ka vendosur që ta largojë lojtarin nga grumbullimi me kombëtaren dhe ai nuk do të mund të luajë ndaj Maqedonisë, transmeton KosovaPress.

Pelle refuzoi që t’i jepte dorën trajnerit Ventura, kur doli nga loja dhe ky gjest, mund t’i kushtojë atij që mos të ftohet më në ekipin e ‘Azzurrëve’.

“Të jesh pjesë e kombëtares duhet të tregosh vlera dhe respekt për fanellën që mbanë veshur, duke filluar nga stafi, bashkëlojtarët e deri te tifozët”, thuhet në njoftimin e Federatës Italiane.