Sport

Italia merr mbështetje nga legjenda e Milanit (Foto)

Kombëtarja e Italisë sonte luan një ndeshje tejet të vlefshme për kualifikimin në Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekipi italian u mposht në ndeshjen e parë të playoffit nga Suedia, ndërsa ndeshja e kthimit zhvillohet sonte nga ora 20 e 45, transmeton IndeksOnline.

Ish-lojtari i kombëtares dhe Milanit, Alessandro Nesta përmes rrjeteve sociale i ka dhënë mbështetje të madhe shtetit të tij.

“Forca Ragazzi, forca Italia”, ka shkruar Nesta duke ia bashkangjitur një foto ku shihen Chiellini, Bonucci dhe Barzagli./IndeksOnline/