Pas një hetimi të gjatë, dy vëllezër shqiptarë 23 dhe 26 vjeç, banues në Potenza të Italisë si dhe një grua ruse 49-vjeçare janë dëbuar për motive të sigurisë kombëtare.
Përveç këtyre është ndaluar edhe një 38-vjeçar çeçen, i cili sipas informacioneve të para ka qenë pjesë e trupave xhihadiste të “Emiratit të Kaukazit”, përgjegjës për sulmin terrorist në Grozny, kryeqytetin e Çeçenisë në 3 e 4 dhjetor të vitit 2014, ku u vranë 19 persona. Personi në fjalë ka luftuar në Siri për ISIS në vitet 2014-2015.
Sipas asaj që raporton “TGCOM24”, 3 të dëbuarit, mes të cilëve 2 shqiptarët , janë indoktrinuar nga çeçeni, i cili në rastin e gruas e ka bindur atë të stërvitet për sulme vetvrasëse me eksploziv. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i 2 të rinjve.