Aktuale

Isufi e quan të pasaktë sondazhin e VV-së, thotë se AAK është shumë më mirë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, duke e komentuar sondazhin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, ka thënë se ky sondazh është i pasaktë dhe është bërë për interes të “Vetëvendosjes”.

“Ky është një sondazh i një partie politike, që do të thotë se i bazohet elektoratit të vet dhe çdo parti politike që bën sondazhe e bën në favor të vetin. Sondazhet e partive politike bëhen sipas interesave të veta”, ka thënë Isufi për Lajmi.net.

Me tej ai ka thënë se në sondazhet e realizuara nga Organizatat e pavarura AAK është shumë më mirë sesa në sondazhin e prezantuar nga Vetëvendosje.

“Në sondazhet e mëhershme të organizatave të pavarura të cilat e AAK-në e qesin shumë më lartë”, ka shtuar Isufi.

Përndryshe, sipas sondazhit të prezantuar sot nga “Vetëvendosje”, ky subjekt politik del të jetë me mbështetjen më të madhe nga qytetarët me rreth 26%, ndërsa AAK renditet partia e katërt me 14%.

the authorE B