Një mashkull në Istog, ka informuar se gjashtë të dyshuar meshkuj, e kanë kërcënuar që t’ju sjellë sasi të narkotikëve ose një shumë të parave, në të kundërtën i rrezikohet familja, transmeton Indeksonline.
Kurse në lidhje me rastin janë intervistuar të dyshuarit, si dhe është informuar prokurori kompetent, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/