Aktuale

Ismaili i PDK-së: Për çdo datë brenda kornizave ligjore, ne jemi në pajtim me zgjedhjet

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, në takimin e thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi, ka thënë që të mos ngutën në caktimin e datës së zgjedhjeve lokale por të jetë datë brenda kornizave ligjore të Kushtetutës.

“Zgjedhjet lokale kanë fushatë 30 ditëshe, kjo na bënë të mendojmë për një afat që nuk na lejon të ngutemi. Për çdo afat brenda Kushtetutes në do të jemi në pajtim” ka thënë Ismali.

Ismajli ka falendëruar KQZ për procesin zgjedhor dhe partitë politike për zgjedhjet demokratike./Indeksonline/

the authorE B