Sport

Islanda shton gjasat për kualifikim

Pas humbjes së papritur nga Finlanda, kombëtarja e Islandës në futboll sonte ka shënuar fitore të rëndësishme si vendës kundër Ukrainës me rezultat 2:0, në kuadër të grupit I kualifikues për botërorin “Russia 2018”.

Golat për ekipin vendës i shënoi Sigurdsson në minutat 47 dhe 66, duke i siguruar në këtë mënyrë tri pikë të vlefshme Islandës në garat kualifikuese.

Pas kësaj fitoreje, Islanda renditet e dyta në grup me 16 pikë, po aq sa ka edhe Kroacia në vendin e parë.

Ukraina ndërkaq kualifikimin duhet ta kërkojë në ndeshjet e radhës, pasi ka 14 pikë në vendin e tretë, po aq sa ka edhe Turqia, e cila sonte mposhti Kroacinë 1:0./KosovaPress/