Sport

Islanda bënë befasinë më të madhe në Euro 2016, eliminon Anglinë (Video)

Islanda ka eliminuar Anglinë dhe është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2016.

Islanda ka bërë befasinë më të madhe në Euro 2016, duke eliminuar Kombëtaren e Anglisë, të cilën e mposhti me rezultat 2:1.

Islandezët edhe një herë tjetër e vërtetuan se ata janë befasia më e madhe e këtij kampionati, duke arritur çerekfinalen e Euro 2016, që në debutimin e tyre.

Anglia kaloi e para në epërsi që në minutën e katërt me golin e Rooneyt nga pika e bardhë, por islandezët arritën që brenda 14’të minutash të përmbysin rezultatin me golat e Sigurdsson dhe Sigthorsson.

Islanda në çerekfinale do të luaj kundër Francës, ndërsa Anglia Eliminohet. /Express/

islanda