Rajon & Botë

ISIS në Irak, djeg 12 persona në kafaz

Grupi terrorist ISIS kreu edhe një tjetër krim të tmerrshëm duke djegur për së gjalli 12 persona civilë në kafaz të hekurt për shkak të përpjekjeve për të ikur nga qyteti Al-Huvejxha në jugperëndim të provincës Kirkuk.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se terroristët e ISIS pas disfatave të njëpasnjëshme përball forcave irakiane, sidomos në provincën Ninva, ka filluar të vrasë civilët irakianë më shumë se në të kaluarën në qytete të ndryshme të Irakut. /Indeksonline/

the authorE B