Rajon & Botë

ISIS konfirmon vdekjen e liderit të tyre Abu Bakr al-Baghdadi

Terroristët e ISIS konfirmuan kreun e grupit Abu Bakr al-Baghdadi është i vdekur, raporton televizioni Al Sumaria duke cituar një burim në krahinën irakiane të Ninevisë. Sipas burimit, terroristët e Daesh-it lëshuan një deklaratë të shkurtër në të cilën raportuan vdekjen e udhëheqësit të tyre Abu Bakr al-Baghdadi, si dhe emrin e “Kalifit të ri”, raporton agjencia ruse e lajmeve Sputnik, transmeton Indeksonline.

Ministria e mbrojtjes Ruse tha se Al-Baghdadi ka gjasa të jetë eliminuar si rezultat i një sulmi të Forcave të ajrore të Rusisë në një pozicion komandues militant në periferinë të qytetit të Raqqa në fund të majit.

Ata vunë në dukje se ishte në procesin e konfirmimit të informacionit përmes kanaleve të ndryshme./Indeksonline/

the authorE B