Rajon & Botë

ISIS e pushton ish-bastionin e Bin Ladenit në Afganistan (FOTO)

Luftëtarët e Shtetit Islamik (ISIS) kanë fituar territor përreth Tora Boras, ish-bastionit të Osama bin Ladenint në provincën lindore të Afganistanit, Nangarhar, njoftojnë zyrtarët.

Pushtimi dhe marrja nën kontroll e kompleksit gjigant të shpellave që dikur e strehonin shefin e ndjerë të al-Qaidas, do të ishte një fitore e madhe për grupin e Shtetit Islamik në rivalitetit e tij tejet vdekjeprurës kundër talibanëve të Afganistanit. Deri më tani shpellat janë nën kontroll të talibanëve, transmeton Express.

Attahullah Khogyani, zëdhënës i provincës Nangarhar, ka thënë se sulmet e ISIS në bjeshkë filluan të martën në mbrëmje. Përleshjet vazhduan edhe gjatë ditës së mërkurë, me militantët e ISIS-in që luftonin kundër talibanëve dhe disa fshatarëve vendorë në këtë zonë.

Deri kah pasditja e së mërkurës, ISIS ia ka dalë që të pushtojë një pjesë të territorit përreth Tora Bora – por jo edhe vetë strofullin e Bin Ladenit, ka thënë Khogyani, duke shtuar se të dy palët kanë humbur një numër të paspecifikuar luftëtarësh.

As ISIS e as talibanët nuk kanë komentuar deri më tani rreth kësaj çështjeje./Express/

the authorE B