Grupi terrorist i të ashtuquajturit Shtetit Islamik (ISIS), e ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet me bomba që u kryen sot ndaj dy kishave në Egjipt.
Të paktën 36 persona janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në këto dy kisha sot gjatë meshës të së Dielës së Larit, transmeton Express.
Ekstremistët islamik edhe në të kaluarën e kanë sulmuar shpesh pakicën e krishtere në Egjipt, e cila e përbën 10% të popullsisë në vend.
Sulmi erdhi në të njëjtin muaj kur Papa Françeksu e planifikoi një vizitë në Egjipt./Express/