Aktuale

Ishte larguar prej 7 ditësh, gjendet pranë një rezervuari 36-vjeçarja nga Dibra

Një 36-vjeçare e cila prej shtatë ditësh rezultonte e humbur është gjetur nga policia e Dibrës.

Policia thotë se shtetasja F.K banuese në njësinë Administrative Maqellarë – Dibër ishte larguar nga banesa e saj.

“Uniformat blu kanë vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj, ku krahas shërbimeve të Policisë vendore ishin angazhuar edhe Polumbarët e Renea-s. Pas 7 ditësh kërkimesh, Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët e shtetases së lartpërmendur, gjatë ditës së djeshme kanë bërë të mundur gjetjen e saj, (në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan)”, ka thënë policia.

Shtetasja F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

the authorE B