Ish-trajneri italian, Arrigo Sacchi, e ka shprehur zhgënjimin dhe pikëllim e tij me rezultatin e skuadrave italiane këtë javë në Ligë të Kampionëve.
Ai ka thënë: “Thjesht duhet të qajmë me lot pasi tri skuadra italiane morën vetëm një pikë”, transmeton Express.
Juventus u shkatërrua me rezultat 3-0 nga Barcelona të martën në “Camp Nou”, ndërsa Napoli humbi 2-1 ndaj Shakhtar Donetsk mbrëmë në Ukrainë.
Kjo do të thotë se vetëm Roma ndodhi një rezultat sado pozitiv, duke marrë një pikë pas barazimit pa gola me Atletico Madridin, nga të gjitha skuadrat italiane në xhiron e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
“Jam i zhgënjyer, thjesht duhet të qajmë me lot”, ka thënë Sacchi për Premium Sport.
“Nëse flasim për skuadrat italiane në Ligë të Kampionëve, e kemi fituar vetëm një pikë në tri takime”, shtoi ai. /Express/