Sport

Ish trajneri i Shaqirit ofron 20 milionë £ ta ketë përsëri në skuadër

STOKE ON TRENT, ENGLAND - DECEMBER 14: Xherdan Shaqiri of Stoke City in action during the Premier League match between Stoke City and Southampton at Bet365 Stadium on December 14, 2016 in Stoke on Trent, England. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mark Hughes nuk heq dorë nga Xherdan Shaqiri.

Trajneri që tashmë drejton Southampton i ka të qarta idetë për përforcimet që dëshiron për merkaton e verës. 54-vjeçari i cili bëri të mundur transferimin e Shaqirit nga Interi në vitin 2015 për 14.5 milionë euro në Premier League, në kohën kur drejtonte Stoke City dëshiron ta ketë sërish nën urdhërat e tij futbollistin me origjinë shqiptare.

Për të arritur te kartoni i 26-vjeçarit, Hughes është gati t’i ofrojë drejtuesve të Stoke City shumën e 20 milionë eurove. /IndeksOnline