Sport

Ish trajneri i Barcelonës zëvendëson Wengerin në Arsenal?

Luis Enrique është trajner i lirë dhe pret angazhim të ri, pas përfundimit të këtij sezoni.
Arsenal ka identifikuar Luis Enriquen si trajner të ri.

“Mirror” raporton se klubi londinez ka përfshirë në listën e ngushtë edhe ish trajnerin e Barcelonës.

Enrique është trajner i lirë dhe pret angazhim të ri, pas përfundimit të këtij sezoni, përcjell “lajmi.net”.

Arsenal është duke punuar për ta bindur Enriquen ta pranojë ofertën për ta zëvendësuar Arsene Wengerin i cili do të largohet nga posti menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/