Sport

Ish sulmuesi i Juventusit ‘sulmon’ Pogban

Jose Altafini ka lëshuar deklaratë thumbuese në drejtim të Paul Pogbas.

Ish sulmuesi i Juventusit, Jose Altafini, mendon se transferimi i ri i Manchester Unitedit, Paul Pogba, nuk ka bërë ndonjë progres në dy vitet e fundit.

Altafini ka thënë se Pogba është lojtar i klasit botëror dhe do të bëhet edhe më i mirë, por momentalisht ai është i mirë po aq sa ishte dy vite më parë.

“Pogba është lojtar i shkëlqyer, ka potencial të jashtëzakonshëm”, tha Altafini për ‘Omnisport’.

“Por Pogba nuk është përmirësuar aspak në dy vitet e fundit. Ai mundet dhe do të bëhet më i mirë, por momentalisht është i fortë po aq sa ishte dy vite më parë”, shtoi ish sulmuesi i Juventusit.