Gjatë protestës së sotme që është mbajtur në sheshin e Prishtinës ka ndodhur një incident në mes të një ish-punëtori të ElektroKosovës dhe drejtuesve të Sindikatës së Re së KEK-ut.
Fatmir Muçolli ka dashur të marrë fjalën edhe pse nuk ishte pjesë e organizimit, por ai u pengua nga organizatorët.
Muçolli akuzoi Sindikatën se është bërë sikurse Qeveria e Kosovës meqenëse nuk ia lejoi atij që të flas para protestuesve të mbledhur.
“Demokracia e ka punëtori me fol. Nuk ka demokraci pa fol zemra dhe shpirti. Çka jeni tu mendu ju, sikur ti – sikur ata”, tha ai përderisa mori me forcë mikrofonin përderisa një nga protestuesit e shtyu atë për të mos e lejuar të fliste.
Të menjëhershme ishin reagimet e protestuesve dhe të policëve, të cilët ndërhynë për parandaluar konfrontimin fizik mes këtyre dy personave.
Ndryshe, Fatmir Muçolli kishte dalë në sheshin “Skënderbeu” për një tubim të diasporës shqiptare të quajtur “Për një Qeveri të unifikuar në një Evropë të Bashkuar”.