Roland Luçi, ish-sulmuesi i Kombëtares, e cilëson si fillimin e ndarjes mes Shqipërisë dhe Kosovës largimin e futbollistëve kuqezi drejt përfaqësueses kosovare. Sipas Luçit, shprehje e këtij fenomeni është ambicia e dy federatave për t’i rrëmbyer lojtarë njëra-tjetrës.
Në një postim në “Facebook”, ish-trajneri i Vllaznisë, i cili aktualisht jeton në Austri, thotë se ndalimi i flamurit kuqezi në ndeshjen Kosovë-Kroaci në Shkodër do të përbënte një precedent me pasoja përtej futbollit dhe do ta thellonte edhe më tej ndarjen.
Ndërkohë 56-vjeçari shkodran nuk ngurron të thumbojë trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, në përvjetorin e parë të nderimit me titullin “Doktor Honoris Causa” nga një universitet privat shqiptar.
Ky është postimi i plotë i Roland Luçi
“Urime Dr. G.de Biasi, për ndeshjet e radhës e kam fjalen…
Pikërisht para një viti, me 3 tetor te një viti me pare, Gianni de Biasi u nderua nga një universitet shqiptar me titullin e larte akademik “Doctor Honoris Causa”.
Krahas këtij titulli z.d De Biasi ka marre nga presidenti shqiptar “la cittadinanza onoraria” dhe disa medalje trimërie, nga kryeministri pritje solemne dhe një shuk me para ne forme premtojë, nga FSHF një rritje te majme rroge dhe nga disa bashki titullin e qytetarit te nderit te tyre.
Duke e konsideruar më të nderuarin titullin akademitë te mësipërm, ne ketë përvjetor të pare i uroj zotit dr.h.c. De Biasi edhe me tej suksese ne boten honorifike (inflacioniste) shqiptare, njëkohësisht te harroje se është rrugës për ne celularin e tij ajo sms-ja e famshme nga Anglia, Italia, Kina apo Kroacia dhe te përqendrohet te ndeshja e radhës ndaj Principatës se Lihtenshtajnit, te cilën de Biasi e vlerësoi si një ndeshje shume te vështire!
E meqë përveç “futbollit akademik” ra fjala dhe te futbolli i luajtur origjinal ne fushe, De Biasi dhe FSHF me sa duket si kundërshtar gjenetik po shikojnë te kristalizohet përfaqësuesja e Kosovës, drejtuesit e se cilës po ashtu konsiderojnë përfaqësuesen e Shqipërisë.
Ne ketë kuadër tashme hapur ka shpërthyer ambicia kush ti rrëmbej njeri-tjetrit futbollistet shqipfolës kudo qe te jene dhe sado potencial qe te kenë duke i joshur dhe aktivizuar qofte dhe minimalisht ne një ndeshje te tille “te vështire” ndaj Lihtenshtajnit dhe kështu duke ju hequr përgjithmonë mundësinë qe te aktivizohen me “bashkatdhetarët rivale”.
Nga ana e tyre kosovaret thërrasin ne përfaqësuesen e tyre dhe talente gjysme fëmije për te cilët dyshohet dhe te kenë kapur limitet e lejuara te moshës se aktivizimit…
Ndërkohe fakti i turpshëm qe (po te jete i vërtete lajmi) ne ndeshjen e radhës ne Shkodër te përfaqësueses se Kosovës nuk do te lejohen flamuj kombëtare shqiptare ashtu si nuk u lejuan ne Finlande para pak javësh, do te përbeje një precedent me pasoja qe shkojnë shume me larg se futbolli ne thellimin e ndarjes jo vetëm mes përfaqësueseve tona.
PS: Përdore me sipër termin “ekipe përfaqësuese”, se si shqiptar me vjen turp te flas për kombëtare te Kosovës dhe kombëtare te Shqipërisë!”.
