Sport

Ish-futbollisti i njohur, i gëzohet interesimit të Chelseat për Aubameyang (Foto)

Ish-lojtari i Chelseat, Mario Melchiot iu është gëzuar tej mase interesimit të Bluve të Londrës për Pierre Aubameyang, shkruan IndeksOnline.

Sipas raporteve të fundit, ana e Antonio Contes ka bërë ofertë marramendëse për sulmuesin e Borussia Dortmundit që flitet të jetë 71 milionë funta.

Melchiot përmes rrjeteve sociale ka reaguar për këto lajme, dhe pret se çfarë do të ndodh.

“Chelsea ka bërë një ofertë për Aubameyang? Raportet tregojnë se ai ka nisur negociatat”, ka shkruar Melchiot.

Mbrojtësi holandez ishte pjesë e Chelseat gjatë sezonit 1999/04, ku bëri afro 150 paraqitje dhe shënoi 7 gola. Ai më pas luajti edhe për Birmingham, Rennes, Wigan dhe Umm Salal./IndeksOnline/