ShowBiz

Ish aktorja e “O sa mirë” shkel në tepihun e kuq të Cannes (Foto)

Ish aktorja e serialit “O sa mirë”, Ema Uka duket se i ka rritur pretendimet e saja në botën e artit.

Tash ajo është parë në njërin prej festivalit më të njohur në Botë, pas Oscars, atë të Cannes.

Besohet se Ema është në stendën e promovimit të filmit shqiptar që gjendet në këtë festival, e ku janë parë edhe disa aktorë të njohur të Hollywoodit që kanë kaluar andej, shkruan GazetaExpress.

Përveç defilimit të saj në tepihun e kuq, ajo është parë edhe duke marrë ngjyrë në plazhin e bukur të Cannes.

Por, nuk ka informacione nëse Ema ka shkuar atje për shkak të ndonjë roli filmik apo vetëm si pjesë e Qendrës Kinematografike të Kosovës.

the authorE B