Sport

Isco: Nuk kam dashur asnjëherë të largohem

Pavarësisht se kishte hyrë sezonin e kaluar në vitin e fundit të kontratës së tij në Real Madridit dhe interesimit të shfaqur nga klubet e tjera, Isco insiston se nuk ka dashur asnjëherë të largohet nga Bernabeu.

“Jam shumë i lumtur, jam krenar që jam në gjendje të luaj në skuadrën më të mirë në botë”, ka thënë mesfushori pasi nënshkroi kontratë pesë vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

“Ndoshta ka pasur kontakte, nuk i kam dëgjuar ato, e kam thënë shumë herë se qëllimi im ishte të qëndrojë këtu”.

/arbresh.info/