Isco ka paralajmëruar largimin nga Real Madridi, nëse këta të fundit e transferojnë Eden Hzardin nga Chelsea
Drejtuesit e Real Madridit nuk do ta kenë të lehtë që të transferojnë yje gjatë kësaj vere, e sidomos asin e Chelseas, Eden Hazardin.
Sipas tabloidit britanik, Daily Star, mesfushori spanjoll, Isco ka paralajmëruar largimin nga Real Madridi, nëse Los Blancos e transferojnë Eden Hazardin nga Chelsea, përcjell Express.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i çmendur pas Hazardit, dhe po synon që gjatë verës ta transferojë në Santiago Bernabeu.
Por, Isco, i cili është përballur me vështirësi gjatë këtij sezoni shkaku i mosinkuadrimit në lojë nga Zinedine Zidane, beson se klubi nuk ka nevojë të blejë një lojtar që ka cilësi të ngjashme.
Nëse Real Madrid vendos ta transferojë Hazardin, i cili ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2020, Isco do të kërkojë një klub të ri.
Ai ka zgjuar interesimin e disa skuadrave të njohura si: Juventus, Milan, Barcelona, PSG e Chelsea. /Express/