Sport

Isco gjen fajtorin pas humbjes

Isco ka thënë se mungesa e përqendrimit në pjesën e dytë i kushtoi Los Blancos me humbje.

Girona e ka mposhtur 2:1 Real Madridin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10’të në La Liga duke shënuar dy gola brenda katër minutave (54’ dhe 58’).

Isco, që e realizoi golin hapës në këtë ndeshje, tha se mungesa e përqendrimit në pjesën e dytë, bëri që vendasit të përmbysin rezultatin, teksa paralajmëroi rivalët se “Madridi gjithmonë kthehet”.

“Është humbje e vështirë. Mungesa e përqendrimit në pjesën e dytë na kushtoi shumë. Është diçka që nuk guxon të ndodhë”, tha Isco.

“Tetë pikë larg Barcelonës? Ka edhe shumë ndeshje në La Liga. Duhet të jemi më të motivuar. Kjo ligë është shumë e fortë dhe çdo skuadër mund të ju ndëshkojë”.

“Madridi ka dëshmuar se asnjëherë nuk mund të merret si i “mbaruar” sepse gjithmonë kthehet”, theksoi mes tjerash Isco. /Gazeta Express/