Real Madridi i është kthyer fitoreve në La Ligë.
‘Mbretërit’ mundën sonte Espanyolin, me rezultat 2-0, në javën e shtatë të elitës së futbollit spanjoll, shkruan KosovaPress.
Skuadra e Zinedine Zidane, është shfaqur ekip dominues në duel me Espanyolin, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Isco që shënoi dygolësh në minutën e 30-të dhe 71-të.
Pas kësaj fitore, Reali arrin në kuotën e 14-të pikëve dhe zë vendin e pestë, kurse, Espanyoli renditet e 14-të me tetë pikë të grumbulluara. /KosovaPress/