Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet të ketë një ditë të rëndë politike.
Ai do të përballet me mocionin e mosbesimit të iniciuar nga Nisma për Kosovën dhe mbështetur edhe nga partitë tjera opozitare.
Por duket se ai para seancës që pritet të mbahet në orën 10:00, ka arritur me mëngjes në Qeveri, njofton Klan Kosova.
Mustafa është parë në objektin e Qeverisë në orën 08:00, aty ku më pas kanë ardhur edhe ministrat e LDK-së.