Rajon & Botë

Irani i kundërpërgjigjet Amerikës: Kryeji obligimet tua

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara duhet t’i kryejnë obligimet e veta në bazë ta marrëveshjes historike bërthamore të vitit 2015, në vend se të bëjnë akuza kundër republikës islamike.

Zarif ka shkruar në Twitter se Shtetet e Bashkuara duhet t’i përmbushin obligimet e veta, transmeton Express.

Ai i bëri këto komente si kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Sekretari të Shtetit të SHBA-së, Rex Tillerson.

Në një letër dërguar kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, republikanit kryesor në Kongresin Amerikan, Paul Ryan, Tillerson ka thënë se Irani është duke e respektuar marrëveshjen e 2015-s, por ngriti shqetësime rreth rolit të saj si shtet sponsorizues i terrorizmit./Express/

the authorE B