Presidenti iranian Hassan Rouhani ka akuzuar SHBA’në se kanë vepruar “jashtë ligjeve ndërkombëtare” sa i përket bombardimit të tyre në Siri javën e kaluar. Ai ka dënuar sulmet ajrore që i bëri SHBA’ja kundër regjimit të Bashar Al-Assadit në Siri.
Pas Rusisë që e paralajmëroi SHBA’në, tani edhe Irani thotë se “Amerika do të pendohet për sulmin”, shkruan DailyMail, transmeton Express.
Kjo deklaratë e dy shteteve erdhi pasi Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka thënë se nëse është nevoja SHBA’ja do të sulmojë përsëri forcat e Assadit.
“Amerikanët asnjëherë nuk iu kanë përmbajtur rregullave, ligjeve ndërkombëtare, i kanë thyer ato vazhdimisht, ata vunë sanksione ndaj Iranit dhe tani, pa arsye mendojnë se janë liderë botërorë”, ka thënë presidenti iranian