Irani ka thënë se do kundërpërgjigjet nëse qeveria e Shteteve të Bashkuara i miratojnë sanksionet e reja, raportojnë mediat lokale.
“Sanksionet e reja që po diskutohen në Kongresin Amerikan janë akt krejtësisht dhe i pastër armiqësor kundër Republikës Islamike të Iranit,” ka thënë zëvendësministri i Jashtëm i Abbas Aragchi, shkruan agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, transmeton Express.
“Sanksioneve do t’iu përgjigjemi patjetër,” ka thënë Aragchi.
Ai nuk ka specifikuar çfarë veprimesh do të ndërmarrë Irani.
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së votoi unanimisht dje për të vendosur sanksione të reja ndaj Iranit, Rusisë dhe Koresë Veriore./Express/