Sport

Irani anulon miqësoren me Greqinë, arsyeja e çuditshme!

Ndeshja anulohet për arsye të pazakonshme.

Miqësorja midis Greqisë dhe Iranit që pritej të luhej ditën e shtunë është anuluar.

Anullimi i kësaj ndeshje është bërë nga pala iraniane, ku Federata e Futbollit të Iranit ka dhënë vendimin për anullim për shkak të disa sponsorve në fanellat e Greqisë.

Skuadra greke në fanellat e saj mësohet se kishte të stampuar dy sponsor që rreklamonin pije alkoolike dhe një kompani bastesh, të cilat në Iran janë të ndaluara kategorikisht, transmeton “Albeu.com”.

Irani po përgatitet të marrë pjesë në “Rusia 2018” dhe së shpejti është akorduar edhe një miqësore me Kombëtaren e Kosovës.