Një çerek shekulli më parë, lindi “Word Wide Web”: prej një plani për të organizuar të dhënat shkencore të shkruara në një zyre në Zvicër, tani ai është një nga krijimet më të rëndësishme në historinë e njerëzimit.
Dhe për ta shënuar këtë 25 vjetor, ne kemi mbledhur më poshtë disa prej momenteve më të rëndësishme të tij:

Inxhinieri amerikan Vannevar Bush sugjeroi një sistem të quajtur memex, në të cilin njerëzit do të futnin të gjitha librat dhe informatat. Ideja ishte e afërt me atë që 40 vite më vonë do të njihej si World Wide Web.

Më 1989, Tim Berners-Lee ishte një programer kompjuterik në CERN dhe vërejti se shkencëtarët ishin duke shpenzuar kohën kot dhe se të dhënat që i kishin përdorur në fakt ishin vendosur gabim. Më 1990 ai krijoi shfletuesin e parë web, një sistem ky i cili një vit më vonë do të njihej si World Wide Web, shkruan Gazeta Express.

Berners-Le më vonë mori leje për ta zhvilluar idenë e tij dhe filloi të kodonte në kompjuterin e tij NeXT, i cili do të bëhej sistemi i parë në botë i serverit web, me një shkrim në ballinë që thoshte: “Kjo makinë është një server. MOS E FIKNI ATË!”. Në foto lartë është Robert Cailliau, i cili punoi me Berners-Lee për ta krijuar Web-in.

Makina mbajti webfaqen e parë në botë, e cila përfshinte informata rreth vetë projektit WWW dhe udhëzonte njerëzit se si ta përdornin atë.
Prej atëherë e deri më sot, ky server është në linjë dhe ju mundëson njerëzve që të shohin gjithçka në internet përmes një shfletuesi. /Gazeta Express