Sport

Interi vendos t’ia vazhdojë kontratën Ashley Young-ut

Interi ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën mbrojtësit anësor, Ashley Young, për edhe një sezon tjetër, duke e shfrytëzuar mundësinë në marrëveshjen paraprake për vazhdim njëvjeçar të qëndrimit të anglezit në San Siro.

Young iu bashkua Interi nga Manchester Unitedi në janar dhe pati ndikim të menjëhershëm në skuadrën e Antonio Contes, duke shënuar një gol dhe një asit në shtatë paraqitje, transmeton Gazeta Express.

Ai nënshkroi kontratë gjashtëmujore me pagë prej 1.5 milionë euro, por marrëveshja e përfshiu edhe mundësinë që atij t’i vazhdohet kontrata deri në verën e vitit 2021.

Young i mbush 35 vjet këtë verë dhe besohet se do të paguhet 3 milionë euro në vit. /Gazeta Express/