Interi po synon që të transferoj dy yjet nga Paris Saint-Germain
Drejtuesit e skuadrës së Interit kanë nisur gjahun që ta përforcojnë skuadrën për sezonin e ri.
Nerazzurrët kanë nisur kontaktet me sheikun e Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi për t’i transferuar dy yje nga kjo skuadër
Fjala është për Adrien Rabiotin dhe Angel Di Marian, shkruan Calciomercato.com, përcjell Gazeta Express.
Thuhet se Nerazzurrtë janë të gatshëm që për këta lojtarë ta sakrifikojnë yllin portugez, Joao Mario, i cili pëlqehet nga klubi parisien. /Express/