Antonio Conte synon që këtë verë të përforcojë krahët e mbrojtjes tek Inter.
Pasi kanë mbyllur marrëveshjen me Real Madrid për transferimin e Archaf Hakimi, Inter tani po shikonn opsionet për krahun e majtë.
Gazzetta dello Sport raporton se Inter janë duke konsideruar një lëvizje për dy lojtarët e krahut të majtë të Chelsea, Marcos Alonso dhe Emerlson Palmieri, përcjell lajmi.net.
Të dy këta, kanë punuar me Antonio Conte te Chelsea, dhe tekniku italian, i sheh të rëndësishëm në skuadrën e tij.
Dyshja gjithashtu mund të joshet lehtë për largim nga Chelsea, kur dihet se ‘Blutë’ janë duke tentuar transferimin e Ben Chilwell nga Leicester City.
Alonso dhe Palmieri në të kaluarën kanë qenë pjesë e Serie A, duke veshur fanellat e Fiorentinës, respektivisht Romës./Lajmi.net/