Interi do ta shes Geoffrey Kondogbia, derisa do ta transferoj Luiz Gustavon nga Wolfsburgu
Drejtuesit e skuadrës së Interit pritet të bëjnë disa ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas Calciomercato.com, Nerazzurrët kanë vendosur që ta shesin mesfushorin francez, Geoffrey Kondogbia.
Ky i fundit nuk ka bindur me paraqitje që prej transferimit nga Monaco, gjatë verës së shkuar, për 40 milionë euro, përcjell Express.
Kurse, trajneri i Interit, Stefano Pioli, po synon që nga San Siro ta transferoj mesfushorit brazilian të Wolfsburgut, Luiz Gustavo.
Ish anëtari i Bayern Munichut është objektivi kryesor i Interit për afatin kalimtar të janarit. /Express/
