Sport

Interi i prish punë Liverpoolit për Keitan

Edhe Interi ka hy në garë për Naby Keitan.

Shanset e Liverpoolit për të nënshkruar me Naby Keitan janë në rrezik pasi sipas “CalcioMercato”, edhe Interi është duke u interesuar për yllin e RB Leipzig, transmeton Gazeta Express.

“të Kuqtë” janë duke kërkuar Keitan për javë të tëra, madje edhe kanë bërë edhe ofertë zyrtare në drejtim të klubit gjerman, por deri më tani nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Nëse Keita dështon të transferohet në Liverpool, “CalcioMercato” shkruan se gjiganti i Serie A do të tentojë të nënshkruajë me 22 vjeçarin në vitin 2018. /Gazeta Express/